Një grup mbështetësish të PD-së, janë grumbullua për të pritur me protestë kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. 

Rama pritet të mbërrijë së shpejti pasi ka kryer më parë një inspektim të aksit Kardhiq-Delvinë.

Protestuesit të udhëhequr nga deputeti i qarkut Tritan Shehu, janë vendosur krah aksit nacional në hyrje të Gjirokastrës pranë parkut të Viroit.

Protesta është vendosur pas një kordoni forcash policore që për momentin po garantojnë qarkullimin normal të mjeteve.

Pritet që Rama të përshkojë së shpejti këtë aks për të nisur fillimisht takimet me studentët nga Universiteti i Gjirokastrës.