Agron Bego profesori i kantos në shkollën e mesme Artistike “Jakov Xoxa” në Fier ka dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së arrestit.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin, i cili u denoncua në emisionin investigativ për ngacmim seksual nga një nxënëse.

63-vjeçari ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.

Në videon e publikuar nga emisioni “Stop”, profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.