Mbeturinat e Durrësit drejt Manzës, banorët në protestë: S'mjaftoi tërmeti dhe koronavirusi? (VIDEO)

06/06/2020 - 16:59

Pas banorëve të Sukthit, edhe banorët e Manzës janë ngritur sot në protestë kundër depozitimit të plehrave të Durrësit në territorin e tyre.

Ata shprehen se nuk janë kundër pastrimit të landfillit të Durrësit por kundër transportimit të mbeturinave në Manëz, pasi kjo zonë nuk përballon dot as mbeturinat e banorëve vendas. 

"Gjatë ditëve të fundit kanë ardhë pafund kamiona me plehra nga Durrësi. Jemi dakort që landfilli Durrësit të bëhet zonë e pastër, por ama të merren plehrat dhe të shkojnë në vendin e caktuar, në Sharrë. T'i marrë kryeministri, t'i marrë zonja Sako e dytë, t’' mbajë te shtëpia e saj, por jo ti sjellë në Manëz.", shprehet një banor.

I shqetësuar nga ndotja mjedisore që shkaktohet në qytezë, një banor thotë se pas tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit, sjellja e mbetjeve urbane do të jetë fatkeqësia e tretë për këtë zonë.

"Shihni çfarë katastrofe bëhet, digjen plehrat natën, vijnë nga 15 kamiona në natë. Kjo është masakër ambientaliste, ka qenë zonë shumë e bukur këtu. Nuk mjaftoi tërmeti, nuk mjaftoi koronavirusi? Duhet të ndodhë edhe kjo.."

Një nga banorët tregon se kanë rikthyer mbrapsh kamionët e ngarkuar me mbeturina urbane çfarë ka bërë që një natë më parë, automjetet të shoqërohen edhe nga forcat e policisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko