Një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë janë dëbuar nga Greqia vetëm gjatë muajit gusht. Autoritetet greke vazhdojnë programin për kthimin vullnetar të emigrantëve që janë me dokumente të parregullta.

Autoritetet greke thonë se janë në total 1299 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme që janë dëbuar nga Greqia gjatë gushtit për shkak se nuk kishin dokumente legale. Nga këta, 869 persona janë shqiptarë, që janë riatdhesuar në vendin tonë.

Në vend të dytë për numrin më të madh janë pakistanezët me 164 persona, 43 gjeorgjianë, 36 algjerianë, 35 irakenë, 17 vetë nga Bangladeshi dhe 16 nga Maroku. Që nga fillimi i vitit, janë dëbuar nga Greqia plot 12.382 persona të huaj me shtetësi të ndryshme.