Në Qarkun e Durrësit ka filluar një aksion për gjelbërimin e zonave të ndryshme. Në aksion janë angazhuar nxënës dhe studentë, si dhe punonjës të institucioneve të ndryshme.

Në mjediset e jashtme të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” është organizuar mbjelljave e 310 ekualipteve dhe disa lloje të tjera pemësh, që shtojnë sipërfaqet e gjelbërta të qytetit.

Pemët ishin siguruar nga donatorë të ndryshëm në Durrës.  Rektorja Kseanela Sotirovski ka falenderuar për mbështetjen e dhënë nga pushteti lokal dhe donatorët dhe ka siguruar se do të jenë të gatshëm për të mbështetur çdo nismë të tillë.

Kreu i Bashkisë, Vangjush Dako deklaroi se aksioni i nisur do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa prefekti i qarkut, Roland Nasto foli për aksion të zgjeruar të mbjelljes së pemëve në zona të ndryshme të Durrësit, ku do të mbillen 2600 pemë, ndërsa në rrethin e Krujës më shumë se 1000 rrënjë.

K.H.