Mbingarkesa e 15 gjyqtarëve të gjykatës së Durrësit, 10-15 çështje në ditë për secilin (VIDEO)

25/02/2019 - 14:20

Teksa reforma në drejtësi synon rritjen e cilësisë, transparencës dhe shpejtësisë, në gjykatën e Durrësit çdo vit mesatarisht regjistrohen afro 8 mijë çështje dhe me to përballen vetëm 15 gjyqtarë, teksa gjatë vitit 2019 pritet që organika të zbresë në 14 gjyqtarë.

Kryetarja e gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës, Joana Qeleshi, sqaron se ky numër nuk i përgjigjet ngarkesës së çështjeve që shqyrton gjykata, e cila vit pas viti ka ardhur në rritje.

Fluksi i padive që regjistrohen çdo ditë, sjell jo vetëm një ngarkesë të dosjeve por edhe zvarritje gjyqesh. Një gjytar pranë këtij institucioni në ditë ka trajtuar 10-15 çështje, ose rreth 450 çështje për vitin 2018.

Kjo ministrukturë gjyqtarësh mundohet të mbajë nën kontroll zgjidhjen e dosjeve, por fluksi në rritje i padive vë në diskutim përballimin e tyre.

Në këto kushte, gjykata e rrethit Durrës, mbetet në pritje të miratimit të hartës se re gjyqësore, me qëllim rritjen e numrit të gjyqtarëve, të paktën me dyfishin e numrit aktual të togave të zeza.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abontentët se më 22 dhe 23 korrik në disa zona të kryeqytetit do të ket

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarku

Shqiptari Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë raportohet të jetë vrarë në Holandë.

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produk

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli