Mbledhja e KLP-së, çelet sot gara për prokurorin e përgjithshëm

19/03/2019 - 10:25

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të martë prej orës 10:00 në atë që rezulton të jetë mbledhja e 8 e këtij institucioni të ri të ngritur prej miratimit të Reformës në Drejtësi, me në fokus dy çështje të rëndësishme.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje pritet të miratohet projektrregullorja mbi “kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, e quajtur ndryshe SPAK.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe miratimi i rregullores për “kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”, miratim pas të cilit do të bëhet edhe çelja e garës. Brenda 30 ditëve nga ky hap bëhet shprehja e interesit nga palët e interesuara për të kandiduar.

Dy emra janë të sigurtë që do të garojnë: kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe prokurori Olsian Çela, dy ish-shokë klase te Magjistratura. Megjithatë nuk përjashtohet një emër i tretë në këtë garë, teksa përflitet ai i Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dom Gjergj Meta nuk ka fjalë për të përshkruar sulmin terrorist që përgjaku Pashkët në Sri Lanka.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mbrëmjen e kësaj të diele për përkeqësim të motit!

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më