Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiakmbajtur paraditen e sotme, është miratuar fondi i emergjencës civile të Bashkisë Durrës me vlerë 45.000.000 lekë për vitin 2020. Ky fond do të shkojë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 me qëllim dhënien e ndihmave familjeve më në nevojë.

Ndërkohë deri më sot janë shpërndarë 1045 ndihma në qytet dhe në njësitë administrative Ishëm, Manzë, Sukth, Rrashbull dhe Katund i Ri. Ndihmat e para janë shpërndarë për familje që jetojnë në cadra që pas tërmetit të 26 nëntorit, familje në ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuar apo familje të pastreha si edhe të moshuarëve që trajtohen në qendrën ditore sociale.

Po kështu Bashkia e Durrësit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën telefonike të ndihmës, lidhur me situatën nga COVID-19, ku qytetarët mund të telefonojonë nga ora 08.-13.00  nga e hëna në të diel, në numrat: 0694114040, 0694114101, 0694114100.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar online me asistencë teknike të Koordinatores Rajonale të Projektit Bashki të Forta Eneida Marku, janë miratuar edhe familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri  6% dhe  fondi  nga të ardhurat e bashkisë, për muajin mars 2020, si dhe dhënia në përdorim, qendrës për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”, të dy ambjenteve, për një afat kohor 3 vjet, për t’u përdorur: “për shërbime dhe mbështetje sociale e kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore, për nisma në mbështetje të shërbimeve publike, arsimit, edukimit, punësimit e zhvillimit ekonomik dhe për informimin, ndërgjegjësimin, integrimin, bashkëjetesën komunitare dhe dialogun social”.