Mblidhet Task Forca në Durrës, plani i policisë për luftën ndaj kanabisit (VIDEO)

13/03/2018 - 09:16

Drejtori i policisë së Durrësit Alfred Çepe, u ka kërkuar bashkëpunim të gjithë qytetarëve, duke ruajtur anonimatin, në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Në mbledhjen e grupit Task Forcë për qarkun e Durrësit, drejtues i parë Alfred Çepe tha se policia vendore ka hartuar planin e punës së bashku me prokuroritë e Durrësit e Krujës, për të hequr nga lista e zezë zonat e kultivimit të kanabisit në qarkun e Durrësit.

Alfred Çepe u shpreh i bindur se falë bashkëpunimit me të gjithë institucionet bashkëvepruese dhe me agjencitë ligjzbatuese, kultivimi i kanabisit do të jetë i pamundur edhe në zonat veriore të Krujës, territore shumë të vështira këto për t’u mbajtur nën kontroll.  

Zv.drejtoresha e përgjithshme e policisë së shtetit Aida Hajnaj, e ngriti çështjen te përgjegjësitë që duhet të mbajnë institucionet, duke u ndalur te dogana në kontrollet që duhet të ketë për farat, pesticidet e gjithçka tjetër që nevojitet për kultivimin e kanabisit.

Edhe këtë vit, përgjegjësia kryesore u bie inspektorëve të zonës. Nuk ka asnjë tolerim për inspektorët e policisë që mbulojnë zonat përkatëse nëse ka apo jo sipërfaqe të mbjella me kanabis.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm dy ditë na ndajnë nga protesta e radhës e opozitës kundër qeverisë “Rama”.

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri ka zhvilluar ditën e sotme një  takim me delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR në

Pas plot 1200 kilometrash vrap, atleti bullgar Krasse Georgiev mbërriti rreth orës 16.00 në qytetin e Durrësit.

Të enjten, më 23 maj 2019, ora 13:13, në portin e Durrësit u bregëzua superjahti “Stella Maris”.

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman

Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve.

Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Zbulohen mënyrat e nxjerrjes nga aeroporti të sendeve të vjedhura.

Nga konferenca kombëtare "Forcimi i Dialogut mbi Financat e Qeverisjes Vendore", kryebashkiaku i Tiranës, Erion veliaj tha se dita e zgje

Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë Hajri Seferin që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.