Marrja e masave për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në stinën e verës ka bërë me dhimbje koke drejtuesit vendorë që duhet të kenë në dispozicion mjete dhe zjarrfikëse.

Për këtë arsye është mbajtur sot në ambientet e bashkisë së qytetit të Durrësit takimi i radhës mes kryetarëve të të gjitha njësive administrative të qarkut dhe nën kryetarit të bashkisë, Sami Gjergji.

Gjergji ka kërkuar nga të pranishmit që të bëjnë me dije kërkesat dhe nevojat që kanë për marrjen e masave që duhet të merren për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri.

Por ajo që është cilësuar si më primarja në këtë takim nga ana e nën kryetarit është bashkëpunimi i ngushtë që duhet të kënë me banorët për mirëmenaxhimin e situatave, si dhe ndëshkimi i rreptë me të cilin do haset çdo individ i cili shkakton zjarrëvënie të qëllimshme .

Përgjatë këtijë takimi u parashtrua edhe kërkesa për vendosjen e vrojtuesve të zjarreve të paktën në zonat më të rrezikuara ,siç janë Gjiri i Lalëzit, Ishmi etj.

K.H.