Kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet ditën e nesërme për 24 orë.

Mësohet se shkak është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre, rritje të pagave, shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, etj.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24-orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 tetor.

Greva e doganierëve grekë do të bllokojë kalimin e automjeteve në pikat kufitare me Greqinë, ndërsa kalimi lejohet vetëm për këmbësorët.