Në orën 19.00 është mbyllur procesi i votimit në QV-të e Durrësit.

Vlen të theksohet se përqindja e qytetarëve që i janë drejtuar qendrave të votimit ka qenë e ulët.

Përveç një incidenti të regjistruar në Katund Sukth, ku një shtetas u arrestua nga policia pasi hyri me armë zjarri në qendër votimi dhe theu kutinë, përgjithësisht procesi ka vijuar i qetë.