7 mësues të shkollës 9 vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas informacioneve të para, shkolla është mbyllur deri në një vendim të dytë. Sakaq i janë marrë tamponët të gjithë mësuesve.

Gjatë ditës, katër mësues të shkollës 9-vjeçare vartëse në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas dy të tjerëve më herët, duke sjellë edhe mbylljen e përkohshme të saj deri në negativizimin e tyre.

Vazhdimi i procesit mësimor do tê behet online për 40 nxënësit e shkollës.

Deri tani asnjë nxënës nuk ka rezultuar i infektuar apo shfaqur simptoma, por ata janë karantinuar dhe mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre. Ndërkaq godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.