Mbyllet procesi i numërimit të votave për kandidatet për bashkinë Durrës.

Nga numërimi i 324 kutive, fituese rezulton kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Valbona Sako, me 34150 vota.

REZULTATI:

VALBONA SAKOLLARI (BD) 3,513 vota (9.33%)

VALBONA SAKO (ASE) 34,150 vota (90.67%)

Sako fiton ndaj rivales së saj Sakollari, e cila kandidoi nën siglën e BD-së, me një diferencë prej 30637 votash.

Pjesëmarrja e durrsakëve në votime ishte 16%.