Mbyti gruan, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për 75-vjeçarin

20/03/2019 - 17:22

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë. Ai dyshohet se mbyti gruan me litar dhe fshehu krimin në mbrëmjen e 3 janarit të viti 2017.

Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për mjekun Ilir Tanku, i cili e kishte raportuar vdekjen e gruas, Verke Velaj si natyrale.

ALIBIA QE NGRITI PER FSHEHJEN E KRIMIT
Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi se pasi gruaja ndërroi jetë, për të krijuar alibi, Velaj thirri edhe mjekun e urgjencës, i cili nuk arriti të konstatojë shenja dhune, por doli në përfundimin se gruaja kishte vdekur nga hiper-tensioni. Në këto kushte plaku me gjakftohtësi e veshi gruan me rrobat e saj më të mira dhe i mbuloi qafen me një shall, që ajo e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më.

Namik Velaj iu kërkoi edhe të afërmve të gruas të mos ia preknin shallin që e kishte amanet nga e bija, duke u përpjekur kështu të mbulojë shenjat e krimit të tij. Por kunatat e së ndjerës pikasën poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari me të cilin gruaja u mbyt. Pas kësaj të afërmit e gruas denoncuan në polici dhe menjëherë nisën hetimet, të cilat konkluduan se 74-vjecarja ishte vrarë nga bashkëshorti. Kujtojmë se në këtë ngjarje u përfshi edhe mjeku Ilir Tanku, për të cilin ka nisur procedimi penal për “Shpërdorim detyre”, pasi në kundërshtim me ligjin ai si mjek urgjence plotësoi kartelën e vdekjes. Për të është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për