Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu ka humbur nënën e tij.

Lajmi bëhet me dije nga vetë Kreshnik Spahiu përmes një postimi në “Facebeook”, teksa thotë se me dhimbjen më të madhe ka pranuar ndarjen nga jeta të nënës.

Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’ shprehet se lamtumira e fundit jepet sot në orën 15:00 pranë Medresesë.

“Me dhimbjen më të madhe pranova largimin nga kjo jetë të mamasë time, njeriut që më lindi dhe më rriti si Kreshnik”, shkruan Spahiu.