Tri shtëpi të tjera shtohen në listën e banesave të pabanueshme e të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Durrësin.

Janë dy shtëpitë që ka ndërtuar në Porto-Romano, Zef Bala, që të dyja të shembura. Ndërsa e treta i ka themelet në ajër, siç duket edhe nga fotot.

Është vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ai që ka inspektuar nga afër banesat e Balës, dhe që e ka bindur, thuajse duke kaluar në urdhër, që të zhvendoset në Shtëpinë e Pushimit të MB-së, pa ndonjë gjasë që mund të kthehet më aty ku është, pasi ishte shumë e rrezikuar.

Ministri Lleshaj thotë se Zef Bala ishte më i prekuri nga dëmet që la pas tërmeti.

“Një dramë më vete që duhet zgjidhur. Dhe do të zgjidhet”, shkruan kreu i Ministrisë së Brendshme.