Me lule në duar, Klosi viziton turistët e dhunuar: S'është as në traditën e as në kulturën tonë

16/08/2019 - 12:25

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vizituar familjen e pushuesve spanjollë të cilët dje u konfliktuan dhe u dhunuan nga pronari i një lokali në Himarë, ky i fundit tashmë në pranga.

Klosi shkruan në Facebook se një ngjarje e tillë nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa foto të shkrepura gjatë momentit të takimit, ku ministri shfaqet me një buqetë me lule në duar të cilat ia ka dhuruar turistes spanjolle.

"Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të shumë janë shqiptarët që për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës.

Shtatë punonjësit e Urgjencës në Pukë të cilët  u karantinuan më parë, kanë rezultuar negativ për koronavirus.

Edhe 2 mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi" janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publi

Të dielën e fundit të marsit, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë.

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për

Ditën e sotme u mbush plot një javë që një grup sipërmarrësish durrsakë kanë bashkuar forcat për t’u ardhur në ndihmë kategorive më vulne

Izolimi i detyrueshëm i qytetarëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka bërë që shumë familje në nevojë në Durrës të përballen me vësht

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p