Me makinë të blinduar dhe pistoletë, arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja. Rrahu avokatin në Durrës

14/01/2020 - 17:37

Mondi Voga është 44-vjeçari nga Fushë Kruja i arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është kapur me armë zjarri dhe makinë të blinduar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Voga lëvizte me makinë të blinduar në rrugën interurbane Vorë-Krujë dhe përdorte sisteme pamore shtesë. Sapo policia ka vënë re këtë të fundit, e ka ndaluar 44-vjeçarin dhe pas kontrollit ka rezultuar se Mondi Voga drejtonte automjetin e blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Gjatë kontrollit i është gjetur edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

Automjeti i blinduar është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa Mondi Voga është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”.

Mondi Voga është miku i prokurorit Arjan Ndoja, i cili ra pre e një atentati në muajin tetor 2019. Në vitin 2018, në muajin korrik, i arrestuari Mondi Voga u shpall në kërkim nga Policia, pasi akuzohej për dhunë ndaj avokatit Ilia Ilia. Ngjarja ndodhi përballë Gjyaktës së Durrësit dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për ish-deputetin socialist dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko duke mos kaluar dosjen në nga

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t'u emë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe eksp

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në Presidencë.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Ha

Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku dy foshnja binjakë vetëm 5 muaj kanë ndërruar jetë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar