11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Bulqizë.

Siç bëhet e ditur, nxënësit janë pjesë e klasës së gjashtë të shkollës. Atyre u kanë nisur të vjellat 30 minuta pas eksperimentit të bërë gjatë orës së kimisë.

Ende nuk dihen shkaqet në lidhje me këtë ngjarje.

Nxënësit janë dërguar të gjithë në spital. Ata kanë treguar se kanë përdorur sapun 15 lekësh gjatë eksperimentit të tyre.