Me një të rënë të lapsit, Durrësit i hiqen 3 mln dollarë nga grantet e Rindërtimit. A është i mjaftueshëm granti për ambientet e përbashkëta?

08/07/2020 - 19:46

Më 16 qershor, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi para kryeministrit Edi Rama se nga vlerësimet paraprake, qytetarët e Durrësit me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 në banesat e tyre do të përfitonin 2.4 miliardë lekë, apo 24 milionë dollarë.

“Durrësi në vlerësimet paraprake është 2.4 miliardë lekë apo 24 milionë dollarë, të cilat do të shpërndahen brenda muajit korrik”, - deklaronte Ahmetaj, më datë 16 qershor.

Por sot, më 8 korrik, Këshilli i Ministrave vendosi me VKM që për qytetarët e Durrësit do të akordohet shifra rreth 2.1 miliardë lekë apo rreth 21 milionë dollarë, pra 3 milionë dollarë më pak nga premtimi i 3 javëve më parë.

Më 29 maj, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi listën paraprake me 8782 familje durrsake, e cila u “rrudh” më pas në listën me 6257 emra të miratuar më 26 qershor. Pas ankimimeve të bëra nga qytetarët e lënë jashtë listës përfituese, të martën, Këshilli Bashkiak miratoi një listë të dytë me 1192 emra duke e çuar në total listën e përfituesve në 7449 persona.

Pra, 1333 familje durrsake u përjashtuan përfundimisht nga lista, me arsye nga më të ndryshmet, megjithëse kishin aplikuar në muajin shkurt në aplikacionin “Shtëpia ime”. Qeveria Rama përjashtonte nga përfitimi i grantit të Rindërtimit qytetarët që kishin dy shtëpi brenda qarkut të Durrësit, pavarësisht se qarku jonë ishte më i dëmtuari nga tërmeti i 26 nëntorit dhe të dy pronat e qytetarëve mund të ishin dëmtuar.

Me një të rënë të lapsit, Durrësit i hiqen 3 milionë dollarë grante rindërtimi, para që do t’u jepeshin qytetarëve, ndërkohë që shumë pikëpyetje ngre edhe shuma prej rreth 1 miliardë lekë e akorduar për riparimin e ambienteve të përbashkëta.

Asnjë transparencë nuk është bërë deri më tani lidhur me procedurën se si është arritur në këtë vlerësim, si është përcaktuar shuma e nevojshme për secilin pallat të dëmtuar, si do të bëhet riparimi i këtyre ambienteve dhe kush do ta realizojë atë, a do të jenë të detyruar qytetarët të fusin dorën në xhep për riparimin e ambienteve të përbashkëta etj, etj.  

Burime për DurrësLajm bëjnë të ditur se edhe kjo procedurë do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke përjashtuar kështu për të disatën herë bashkinë nga procesi i Rindërtimit. Gjithçka përqendrohet vetëm në duart e “ekspertëve” nga kryeqyteti, ndërsa bashkisë i lihet në dorë vetëm mundësia për të reduktuar sa më shumë që është e mundur listën e qytetarëve përfitues.

Gjithsesi, çudirat në Durrës nuk kanë të sosur. Disa qytetarë kanë marrë ditët e fundit surprizën e hidhur se nuk do të përfitojnë grantin e rindërtimit, pasi rikonstruksionin e pallatit të tyre do ta bëjë vetë Shteti. Megjithëse kanë investuar gjatë kësaj kohe për të riparuar dëmet në banesa, vendimi i Institutit të Ndërtimit u mohon përfitimin e vlerës së dëmshpërblimit!

Ndërkohë, ajo që është më dramatike për shumë qytetarë është se më shumë se 7 muaj nga tërmeti, banorët e godinave me dëmtime DS4 dhe DS5 vazhdojnë të pyesin çdo ditë për fatin e pallateve dhe shtëpive të tyre. Të panjohurat e procesit të Rindërtimit në Durrës janë të shumta dhe shpesh qytetarët hedhin akuza për allishverishe të bëra në kurriz të tyre lidhur me përcaktimin e shkallës së dëmtimit të pallatit apo nëse duhet shembur apo rikonstruktuar. Në Durrës janë përcaktuar nga qeveria Rama 5 zona zhvillimi, por përveç zonës së Spitallës dhe njërës prej zonave të përcaktuara në Shkozet, plani i të cilave ka kaluar në Këshill Bashkiak, për 3 zonat e tjera (qendra e Durrësit, Shkozet dhe njësia administrative nr.4) ende nuk është bërë publik projekti i Rindërtimit.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër

Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive.

Në kulmin e pandemisë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një tjetër

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, k

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.