Mbrëmjen e sotme, sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka folur për herë të parë për dhunimin nga efektivët e policisë.

Teksa Dollapi në një linjë telefonike në emisionin “Të paekspozuarit”,tregonte se si u dhunua me shkop gome në mënyrë të pamëshirshme, në ekran u shfaqën fotot e tij me trupin e nxirë.

Siç e shikoni edhe në fotot e mëposhtme, Dollapi pavarësisht se ka dalë nga spitali i Traumës ku ju nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull, dhe ndodhet në shtëpinë e tij, ai ka shenja të shumta në trup.