Me shpejtësi deri në 191 km/h! 20 shoferë dërgohen në komision

18/01/2020 - 08:51

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë natës së kaluar në disa akse. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë ku janë kryer kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Nga kontrollet janë konstatuar të paktën 20 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 141 km në orë deri në 191 km në orë.

“191 km/h. E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare. Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste”,
shkruan policia e Shtetit duke iu bërë apel drejtuesve të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë”,
apelon policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në sheshin “Liria” në Durrës vijojnë përgatitjet për maratonën sensibilizuese të ditës së diel, “Një hap për Durrësin”.

Klubi i qytetit të Peshkopisë, Korabi, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kryebashkiakut të Rogozhinës Haxhi Memolla për ndarjen n

Përpara Ministrisë së arsimit, ekipi i Qëndresës Qytetare, zhvilloi një protestë kreative në formën e ekspozitës. Njëra pas tjetrës u ren

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

Lista me personat që duhet të justifikojnë pasurinë, për të cilët ka dyshime se forta se është vënë përmes aktivitetit kriminal nuk i kan

Edvin Prifti, shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarmin se në QSUT nuk mund t

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se të dielën (nesër) më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pra

Dy rastet e vdekjeve nga koronavirusi në shtetin fqinj përtej Adriatikut, kanë alarmuar jo pak edhe shqiptarët, të cilët sëmundjen vdekje

Bashkia e Durrësit njofton se ka filluar këtë të premte, lëvrimin e këstit të dytë të bonusit të qirasë.

Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane.