Me shpejtësi skëterrë, ndëshkohen 8 shoferë

05/07/2020 - 08:06

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të kontrolleve për shkelje të rregullave të qarkullimit, ka ndëshkuar 8 drejtues mjetesh me heqje të patentës.

Aksioni i policisë është shtrirë gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Njoftimi i policisë:

Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Vijon të ndodhë ?????????????në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore

Edhe pse rruga monitorohet me radar ???? e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.

Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni ????të arrini aksidentin ????apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj???? të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja????, ajo ka nevojë për ju.

#Mos????porqarkullome kujdesne????

#MosPerdor????NenEfektine????

#RespektoKufizimeteShpejtesise????.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër

Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive.

Në kulmin e pandemisë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një tjetër

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, k

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.