Gjatë fundjavës, Policia Rrugore vijon me shtrëngimin e masave penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Kështu, gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës janë gjobitur disa mjete që ecnin me shpejtësi të madhe, që varionin nga 166 km/h deri 181 km/h.

“Me Policine Rrugore te Tiranes.

Ne rrugen interurbane Tirane – Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore.
Konstatime shpejtesie tej tej normave te lejuara qe variojne nga 166 km/h deri 181 km/h. 11 Leje Drejtimi te pezulluara deri ne keto momente. Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret Radari, në rastin më të keq aksidenti”,
thuhet në njoftimin e Policisë në ‘Facebook’.