“Më tha jam afër Durrësit, por…” Biznesmeni turk tregon telefonatën e fundit me kapitenin

11/09/2019 - 14:42

“Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës. Më tha që kam hyrë në ujërat territoriale shqiptare dhe jam afër Durrësit. Një moment, më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të”, kështu ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur 12 milje larg nga Shëngjini.

Nedim Akyuz, ka këmbëngulur se kapiteti i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale. Ai ndërkohë, i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke, ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje.

Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d