Më 14 shkurt, “Reporter i BE-së” publikoi një histori që përmbante pohime kundër Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Këto raportime janë bazuar nga një burim që supozohej i besueshëm, raporton “eureporter”.

Tani, kjo media “pranon se janë mashtruar dhe se këto akuza janë krejtësisht pa bazë”: Ne i kërkojmë z. Shkëlzen Berisha ndjesën tonë pa rezerva. Media ka ndërprerë lidhjet me gazetarin që ka publikuar artikullin e parë.

“Këto akuza u bënë nga një burim që supozohej të ishte i besueshëm. Por ne tani pranojmë që këto akuza u bënë totalisht pa një bazë. I kërkojmë ndjesë z. Shkëlzen Berisha,” shkruhet në një publikim të fundit të EU Reporter.

q124

Gjithashtu më poshtë Shkëlzen Berisha sqaron disa nga akuzat që janë bërë kundrejt tij:

1-Nuk kam udhëtuar kurrë me z. Kalaj në Pragë. Kjo provë, që ju pretendoni se e keni në dosjen e gjykatës nuk ekziston. Po ashtu edhe komisioni parlamentar nuk e përmban një provë të këtij tipi.

2-Nuk kam diskutuar kurrë në lidhje me çështjen e privatizimit të CEZ, me drejtorë të kompanisë apo persona të tjerë të përfshirë.

3-Nuk kam zotëruar kurrë një vilë. Unë kam marrë një apartament në vitin 2013, nëpërmjet një kredie të marrë në bankë, për ta shitur më pas në vitin 2016. Kjo ka qenë e vetmja pasuri e imja e patundshme.

4-Në lidhje me shpërthimin në Gërdec, gjykata nuk shqyrti asnjë provë ndaj meje, sepse nuk ekzsitonte një e tillë.

5-E gjykoj të rremë faktin që Kalaj është miku apo bashkëpunëtori im.