Ngjarja skandaloze ku u përfshi në konflikt pronari i restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhime me 5 turistët spanjollë ka gjetur vend dhe në median iberike.

Media spanjolle ‘’Telecinco’’ përshkroi panikun dhe frikën që përjetoi familja me 5 anëtarë në Porto Palermo, ku pronari u konfliktua me ta duke u hedhur mbi kofanon e furgonit, që i transportonte. Kokëdhima qëndroi i mbështetur mbi kofano përgjatë rrugës nga Porto Palermo deri në Qeparo.

Në mediat shqiptare doli versioni se pronari i lokalit u irritua pasi klientët spanjollë nuk pranuan të paguanin pjesën e tepërt të ushqimit të porositur, por media iberike në fjalë shprehet se shkak i sherrit është bërë vonesa e porosisë nga shërbimi i restorantit.

Në lajm është përfshirë dhe video-ja e Kokëdhimës duke goditur xhamin e furgonit.

Më poshtë, lajmi i botuar nga media spanjolle ''Telecinco'':