Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale për sa i përket basteve online, me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.

Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliardë euro të luajtura në disa platforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.

Informacionet e para tregojnë se mafia italiane kontrollonte tregun e basteve duke pastuar para nëpërmjet llogarive të hapura në kompani të ndryshme online dhe duke shmangur taksat.

Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitoruara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash "presta nomi".