Megaoperacioni në Itali, kush janë 2 shqiptarët e përfshirë në hetimet për grupin mafioz

22/01/2021 - 19:41

Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit "Detyrim paraqitje". Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në 'Ndrangheta' kishin me shqiptarët.

Njihej për anëtarët si "Princi' dhe biznesmeni që mbante lidhjet me familjen mafioze “Ndrangheta” Antonio Gallo shtetasi italian i datëlindjes 1980, 41 vjeç prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish-bllokut në Tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin po ashtu i hetuar si pjesë e organizatës mafioze dhe ndaj tij Italia ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi.

GalloAlbania rezulton e krijuar më 4 maj 2017 me ortakëri të z. Baçi dhe Antonio Gallos 50 me 50% me objekt “Import-Eksport, tregtim me shumice dhe pakice i veshjeve dhe tekstileve te ndryshme, pune profesionale etj. Si dhe aksesore te ndryshëm. edhe me ane te tregtisë elektronike: Veshje pune, veshje për dukshmëri të lartë, për rezistent ndaj zjarrit, veshje mjekësore dhe te ndihmës se shpejte, te papërshkueshëm nga uji zjarri, veshje hotelesh, dhe për të gjitha llojet e profesioneve bashke me aksesoret përkatës”.

Ky grup sipas hetimit italian është përgjegjës për një aferë prej 250 milion euro në pastrim parash e korrupsion ndërmjet dy vendeve. E pikërisht këtë biznes Henrik Baçi rezulton se e ka fituar pasi Saverio Brutto djali i politikanit kalabrez Tomaso Brutto ja ka dhuruar pas krijimit të aktivitetit në Shqipëri.

Shqiptarja tjetër ndaj të cilës ka një masë sigurie hetim me masën detyrim paraqitje është Odeta Hasaj. Ndër përgjimet e siguruara nga reportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhe të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet

“Antonio di të përfshihet”. Duke iu referuar personit të "komandantit" (D'ALESSANDRO Ercole ish-anëtarit të policisë financiare italiane), BRUTTO tha se ai kishte rënë dakord të merrte djalin e ish-oficerit të Guardia Di Finanza në punë në Shqipëri në biznesin shqiptar që sapo kishte filluar

"Unë e pranova djalin e tij në shoqëri, e kuptove çfarë bëra?") Dhe Franco TALARICO shprehu miratimin e tij me frazën: "mirë, mirë mirë mirë, shkëlqyeshëm". Të dy më pas arsyetuan për situatën në Shqipëri ku "korrupsioni është total", duke i konsideruar këto të dhëna të favorshme për të ndërmarrë biznes më lehtë, pa tenderë dhe, në këtë drejtim, ata diskutuan se sa e dobishme mund të ishte të shfrytëzohen kanalet tashmë të hapura ose të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s Lorenzo me homologët e tij të huaj "kjo është gjithashtu e rëndësishme eh ... një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju ... e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri thyhet (korruptohet).

Në këtë grup rezultojnë të përfshirë administratorë lokalë, sipërmarrës dhe profesionistë midis atyre që janë marrë masa ndaluese të lëshuara nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Catanzaro si pjesë e operacionit "Basso Profilo", profili i ulët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.