Mekanizmi për vizat, KE prezanton raportin për Shqipërinë: Të ndërmarrë masa, të përmirësojë përpjekjet për forcimin e ligjit

10/07/2020 - 17:50

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat, ndërsa i kërkon vendit që të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku më shumë hapa nevojiten.

Raporti thekson se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane.

Gjithashtu në raport nënvizohet se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presion migrator me origjinë nga Shqipëria.

Ndër të tjera, raporti kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe përpjekjet për forcimin e ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria të përmirësojë të dhënat për rastet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të shfrytëzojë mbështetjen e dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vajzë e mitur 14-vjeçare rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë.

Pronari i hotelit në Tushemisht, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari, ka folur për mediet.

Policia jep detaje të tjera mbi vetvrasjen e milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling

Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë të hënën, në një mbledhje jashtë radhe të tij, dy vendime të rëndësishme për qytetarët e dëmtuar

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dhënë lajmin e mirë për dy nënkryetarët e tij, të cilët u infektuan me koronavirus pak javë më p

Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranë

Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e fituesve të konkurseve për plotësimin e vakancave në 10 vende të lira pune, kryesisht si speciali

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë is

Specialisti civil pranë Forcës Detare në Plepa, Shefqet Kërcelli, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur dritë mbi historinë 40-vjeçar