MEPJ njoftim për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar: Zgjatje e vizës për qytetarët që i skadon pas 24 janarit

26/03/2020 - 19:56

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka lajmëruar se Mbretëria e Bashkuar qytetarët e huaj që nuk mund të largohen nga vendi dhe që u skadon viza pas 24 janarit do u zgjatet.

MEPJ i bën thirrje shqiptarëve që janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfitojnë nga ky lehtësim të kontaktojnë në adresën e- mailit [email protected] për të njoftuar se viza e tyre ka skaduar.

NJOFTIMI I MEPJ:

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Pagën e luftës” e kërkojnë edhe më shumë se 1 mijë tregtarë të tregjeve industriale në Durrës, të cilët kanë pezulluar aktivitetin prej

Gjendja në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19, nuk ka penguar çiftin e veterinerëve të Klinikës Veterinare KLOER, Klodiana &amp

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vë

“Kur vajza u nis për në Itali, nuk munda ta përqafoja. Testi kishte dalë negativ, por unë isha ende në karantinë!"

Agjencia e Prokurimit Publik pasi njoftoi pezullimin e të gjithë procedurave të prokurimit me përjashtim të atyre që lidheshin me nevojat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se një tjetër infermiere ka fituar betejën ndaj koronavirusit.

Një punonjës në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është konfirmuar pozitiv me koronavirus duke shënuar 17 raste në këtë qytet.

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ministrai e Shëndetësisë bën me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja

Me shtimin e rasteve të të infektuarve nga COVID-19 në vendin tonë, Policia e Shtetit ka shtuar masat në pika ku ende vijojnë të grumbull

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të vijojë pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e