Merkel: Bundestagu vendos për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

18/09/2019 - 20:31

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se qeveria federale ka vendosur pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se tani i takon Bundestagut të vendosë përfundimisht.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabic, Merkel tha se nuk mund të fliste se çfarë vendimi do të merrnin vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera, pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”,- deklaroi Merkel.

Kancelarja tha se nuk kishte një datë për pranimin e Serbisë në Union.

“Nëse Serbia i plotëson kushtet e saj, atëherë ka ardhur koha të flasim për pranimin,” theksoi ajo. Sipas saj, ka një përparim të konsiderueshëm në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

Sidoqoftë, Kancelarja nuk ishte e kënaqur nga marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve midis dy shteteve është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE.

Kryeministrja serbe theksoi gjithashtu se do të kishte një perspektivë të BE-së vetëm nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përparonte. Kjo përfshin një pajtim të serbëve dhe shqiptarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në Tiranë vazhdimisht nxjerr informacione në lidhje për lotarinë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shkozë.

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë kanë bërë që moti të vijojë më kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar gja

Shteti i Serbisë vazhdon t'i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës.

Teksa mbrëmjen e së mërkurës vulosi përfundimisht JO-në për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidentit fr

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit”

Projekti me vlerë rreth 285 milionë lekë dhe i financuar nga qeveria dhe ministria e Financave synon t’i japë një pamje komplet ndryshe s

Jep dorëheqjen kreu i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit.