Merkel: Gjithçka për konferencën e hapjes së negociatave të paktën me Maqedoninë e Veriut, mbase dhe me Shqipërinë

08/07/2020 - 21:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europian.

Merkel sa i përket objektivave për zgjerimin e BE ka përmendur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka premtuar që Gjermania do të bëjë gjithçka për të filluar konferencat e çeljes së negociatave.

Por Merkel thotë se konferenca ndërqeveritare do të mblidhet të paktën për Maqedoninë e Veriut, kurse për Shqipërinë thotë ‘edhe ndoshta’.

”Ne synojme të arrijmë progres në tre fusha të politikes së jashtëme dhe fillimisht me një konferencë anetaresimi të pakten me Maqedoninë e Veriut, mbase edhe me Shqipërinë- t‘u japim shteteve te Ballkanit Perëndimor një perspektive anetarësimi.”- tha Merkel gjatë fjalës se saj.

Maqedonia e Veriut formalisht i ka të hapura negociatat pa kushte, ndërkohë Shqipëria ka 15 kushte në total, dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre.

Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar tha që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 124 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilet 4 jane regjistruar ne

Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze.

Zona historike e Durrësit, nga Amfiteatri te Kulla Veneciane, Kështjella, Hamami Mesjetar, duke përfshirë dhe disa shtëpi historike e ish

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të c