Një automjet tip "Benz" ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është regjistruar tek Ura e Dajlanit.

Makina me targa AA 144 RN ka qenë duke ecur në momentin kur është përfshirë nga zjarri. 

Fatmirësisht drejtuesja e saj ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

"DurrësLajm" sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.