"Merrni fatin në dorën tuaj", Panariti: Si ta dalloni nëse shalqiri ka nitrate

15/07/2019 - 14:45

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar për denoncimet e fundit në media për sasinë e lartë të nitratit te pjepri dhe shalqiri. Ai thotë se qytetarët duhet të bëjnë vete kujdes me metoda “tradicionale” shtëpiake, teksa jep edhe disa këshilla se si ta analizojmë vetë në shtëpi.

Çfarë shkruan ish-deputeti në Facebook:

Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi, pjeper ) .

A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po! Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon!

Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja! Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundesi te blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!

Ja se si?

Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lereni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atehere shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok….

Edhe njehere keto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vite e 4 muaj burg një prej autorëve të vjedhjes së serverave dhe dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit, nd