"Merrni shembull nga Liga", naftëtari-Ramës: Mos ngatërro kekun me byrekun, nuk je në dijeni të problemeve tona

30/10/2020 - 10:52

Një naftëtar i është përgjigjur Ramës nga Ballshi për grevën pasi kryeministri dje u bëri thirrje që të marrin shembull nga Liga Profesioniste e Futbollit që i dha fund bojkotit të kampionatit.

Naftëtari me ironi i ka bërë thirrje Ramës mos ngatërrojë "kekun me byrekun" duke theksuar se në futboll nuk kishte protestë, por bojkot, dhe atë e bënin presidentët për hesapet e tyre dhe jo futbollistët që janë punonjës si naftëtarët.

"Nga ajo që ka dhënë kryeministri dje në Kuvend, dhe për t’i kthyer një përgjigje se mesa kuptova unë ai nuk është në dijeni të problemeve të naftëtarëve. Ne nuk jemi për lëmoshë këtu. Ato gratë nuk janë për lëmoshë, të nxjerrë rrogat tona. Jo t’i nxjerrë qeveria, mendojmë se kemi shtet ligjor. Unë sot i bëj thirrje kryeministrit që nëse nuk është i informuar për kërkesat tona, dua një vendim gjyqi të cilën e kemi këtu. E kemi fituar në 11.9.2017. Për këtë i them kryeministrit ku është drejtësia. Mos na ngatërrojë kauzën tonë me Ligën e futbollit. Futbolli nuk ishin protestë, po bojkot. Nuk ishin sportistët, por presidentët që duan sipas ligjit hesapet e tyre. Ta dijë se nuk kemi dalë këtu për t’i kërkuar uljen e akcizës apo zerimin e borxheve. Kemi dalë se jemi pa bukë, pa bukë. Po kërkoj lekët e gjakut tim që i kam fituar me gjyq. Nuk dua lëmoshë. A ka drejtësi këtu? E dyta, kjo grua që ndodhet në grevë urie motra jonë është vizituar. Ka marrë një qese me ilaçe. Pret të drejtën, t’i hidhen pagat, se kushtojnë ilaçet. Do vijë kompania a nuk do vijë, s’na intereson. Duam lekët me gjyq. Dhe njëherë, mos ngatërro kekun me byrekun. S’kemi lidhje me futbollin, kemi lidhje me familjet. Nëse je i paaftë dhe drejtësia nuk vepron, atëhere dil dhe thuaj po nuk më takon. Ne nuk duam t’ia dijmë për parti. Nuk duam. Rrojnë a nuk rrojnë. Nuk po formojmë parti këtu."- tha naftëtari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1918 testime për raste të dyshuar për Covid

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana thotë se po merren masat e nevojshme për të ndihmuar familjet që janë përmbytur si pasojë e daljes

1231 qytetarë janë gjobitur në vendin tonë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në publik gjatë fundjavës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “

Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë n

Ka mbërritur në Shqipëri misioni i ODIHR për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Pos

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  Luan Daci ka kërkuar paajësinë në Gjykatën e Apelit.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme, kryesisht gjatë pasdites dhe natës.