Mesazhi i Hahn për Shqipërinë: Kapni “peshqit e mëdhenj” ose harroni integrimin në BE

16/05/2018 - 17:14

   Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka bërë një thirrje të qartë Shqipërisë që nëse kërkon me të vërtetë hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e plotë në BE, atëherë do duhet të nisë puna për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter Zeitung, Hahn u shpreh se Shqipëria nuk “duhet të kursehet” për të dërguar përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar... ose përndryshe bën mirë të harrojë Bashkimin Evropian.

“Për negociatat e anëtarësimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të ligjeve, dërgimit me të vërtetë të rasteve të korrupsionit para drejtësisë dhe që peshqit e mëdhenj të mos kursehen. Pa përparime në këtë drejtim, negociatat mund t’i ndërpresim”.

Eurokomisioneri ka folur gjithashtu edhe për skepticizmin që shumë vende evropiane kanë në lidhje me hapjen e negociatave për një sërë shtetesh të Ballkanit, një ndër to dhe Shqipëria. Hahn i ka bërë thirrje vendeve antëare që t’i japin një shtysë Ballkanit, që kjo e fundit t’i bashkohet familjes evropiane.

“Skepticizmin e kuptoj dhe nuk them gjithashtu se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë gati për t’u anëtarësuar. Kryerja e reformave të nevojshme për këtë mund të arrihet gjatë procesit të anëtarësimit”.

Eurokomisioneri është shprehur gjithashtu se ka lobuar personalisht në Bundestag, që Gjermania t’i japë dritën jeshile Shqipërisë në muajin qershor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të "Unazës së Madhe" që prek banesat

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do t’i nënshtrohet procesit të vetingut më 22 janar.

Ministria e Brendshme njofton se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhërua

MeteoAlb parashikon për këtë të shtunë mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore të cilat do vijojnë gjatë paradites në të gjithë territo

Asambleja e Personelit Akademik në Fakultetin e Drejtësisë, me anë të një deklarate për mediat bën të ditur se mbështesin protestën e stu

Hekuran Hoxha, 48-vjeçari i vënë në pranga sot në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, gjatë të cilit u goditën 4 grupe kriminale, akuzohet

Këshilli Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë, pas denoncimeve të vazhdueshme në lidhje me problemin e vonesave në pagesën e rimbu

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon me bojkot dhe ngujim në të gjithë universitetet e vendit pedagogët paralajmërojnë me pershkallë