Mesazhi zanor për koronavirusin, MSH thirrje qytetarëve: Mos bini pre e abuzimeve me informacione të rreme

23/02/2020 - 15:58

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Ministria sqaron se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërsa bën me dije se janë marrë të gjitha masat.

REAGIMI I PLOTË

Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë informon qytetetarët: Të gjitha informacionet në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar. Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media.

MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

Gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro-grek në Kapshticë.

Të moshuarit në Durrës janë disiplinuar përsa i përket të dalurit jashtë banesave siç bënin dikur kur nuk rrezikoheshim nga koronavirusi.

Akademia e Shkencave në Shqipëri ka bërë edhe një parashikim në mundshëm lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Janë bënë kaq shumë ditë që qëndrojmë të izoluar sa me siguri të gjithë e kemi harruar numrin e tyre.

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë. Ai ka ven

Ambasadorja e SHBA-venë Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezul

Inspektorati Shëndetësor Durrës ka gjobitur sot dy subjekte në qytet pas kontrolleve për zbatimin e masave të qeverisë kundër përhapjes s

Ka shkuar në 18 numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri ndërsa 333 persona janë të prekur nga ky virus.