Presidenti Ilir Meta se bashku me këngëtaren me fame botërore Bebe Rexha, e cila udhëtoi nga SHBA drejt Shqipërisë për të takuar nga afër familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm, po vizitojnë fshatin Bizën në Ishëm.

"LIVE – Së bashku me Bebe Rexha, duke vizituar një nga familjet e prekura rëndë nga tërmeti në Bizë (Ishëm)", shkruan Meta në Facebook.

Bebe u nis në këtë iniciativë solidariteti së bashku me babanë e saj, ndërsa shoqërohej dhe nga vajza e vogël e presidentit, Era, më të cilën ka një lidhje të veçantë.

Kujtojmë që Bebe ka marrë përsipër ndërtimin e dy shtëpive për dy familje të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.