Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Presidenti Ilir Meta shkoi mesditën e sotme në SPAK për të bërë kallëzim penal ndaj Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas Ora News, kreu i shtetit shoqërohet në SPAK nga këshilltari Bahri Shqiri, këshilltari Juridik Bledar Dervishi dhe ai i medias Tedi Blushi.

Presidenti Meta e akuzon ministren Gjonaj se ka shkelur Kushtetutën me botimet në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.