"Meta me shqiptarët më 2 mars"/ Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit: Do ketë transmetim live nga Tirana

23/02/2020 - 21:03

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashkohen më 2 mars kundër “bandës së rilindjes, për të shpartalluar grushtin e shtetit”.

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euronews, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Washington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen nê 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, – raporton ndër të tjera Associated Press.

Gjithashtu pritet që tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta ta raportojnë live një sërë agjensi prestigjoze lajmesh që kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm për ta transmetuar live. Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj..

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse i detyrueshëm për të mirën tonë dhe të atyre që duam, izolimi për një kohë të gjatë krahas mbrojtes nga koronavirusi, shkakton sh

Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin

Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia

Stafi mjekësor shqiptar kanë nisur nga puna në spitalin e Brescias në Itali pas një trajnimi të shkurtër ditën e parë duke u vendosur në

Në Shqipëri autoritetet thanë se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën

Prej dy javësh, një grup sipërmarrësish durrsakë vazhdojnë nismën e tyre të përbashkët për t’iu ardhur në ndihmë kategorive më vulnerabël

Këtë të enjte është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Shqipëri.

Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente,