Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar takimin në një postim në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, – shkruan Meta.

Në Shqipëri ndodhet këtë të hënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ka dhënë një intervistë në një emision televiziv.