Meta takon shkencëtaren Arta Çika: Frymëzim për të rinjtë

16/02/2020 - 14:17

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim një shkencëtare të re shqiptare, Arta Çikën, e cila ka fituar një çmim të rëndësishëm vitin e shkuar në Britani të Madhe.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta thekson se mesazhi i Çikës për të rinjtë që mos të ndalin ëndrrat, është frymëzues.

“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para. Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur”, shkruan Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në qytetin e Kukësit masat e marra nga qeveria duket se po gjejnë zbatim nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, polic

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e

Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpis

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin d

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiakmbajtur paraditen e sotme, është miratuar fondi i emergjencës civile të Bashkisë Durrës me vlerë 45.

Për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi, bashkia e Durrësit njofton se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën

Pas mbylljes së tregut të fruta-perimeve në Durrës nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, tregtarët janë transf