Meta për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare

14/08/2019 - 16:14

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe të afërmit e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Itali.

Meta shkruan se ikja kaq e parakohshme e regjisorit është një humbje e madhe për artin shqiptar, ndërsa shton se Gjergj Xhuvani i dha kinematografisë shqiptare një dimension ndërkombëtar.

POSTIM I PLOTË

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale lajmin e mirë, se që nga fillimi i vitit, në hartat

Bashkia e Durrësit, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen para kohe nga jeta të punonjësit të saj, I

Një ditë pasi përcolli të atin për në banesën e fundit, Bora Ferri, vajza e artistit të mirënjohur Xhevdet Ferri ka vendosur të flasë me

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit pas tërmetit në Tiranë.

Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak, Ilirjan Tanko, drejtor i arkivës pranë bashkisë Durrës.

Një operacion policor për kapjen e një personi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore është zhvilluar gjatë natës në Vlorë.

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle gjatë natës së kaluar në disa akse.

Studentët shqiptarë do të kenë mundësinë që pushimet e verës, t`i shfrytëzojnë për punësim sezonal në Gjermani.

Mbi 16 ton ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri.