Meta vlerëson ambasadoren e Greqisë: Shqiptarë e grekë jetojnë krah për krah njëri-tjetrit

21/08/2019 - 10:34

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani, me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut"

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: "Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar"!

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

"Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zona e Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Bashkia e Durrësit ka vijuar me intensitet punën për pastrimin e përditshëm të qytetit. Larja errugëve dhe trotuareve, kryhet në orët e p

Tanimë, kompanitë e sigurimit edhe në Shqipëri do të detyrohen të dëmshpërblejnë të aksidentuarit në rrugë, ajër dhe det, që janë të sigu

Sipas Meteoalb, Shqipëria këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët jashtë Tiranës, teksa tha në emisionin “Kjo Javë” të

“Ne jemi shumë të fokusuar te rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos te produktet me origjinë shtazore”.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë në zonën e Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aplikimin e proj

Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997.