Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati sot një takim me historianin amerikan, Bernd Fischer. Meta shprehet mirënjohës për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e historisë sonë

“Një takim i ngrohtë me studiuesin e njohur amerikan të historisë së Shqipërisë, Bernd Fischer, me të cilin pata kënaqësinë të bisedoja për sfidat që ka kaluar vendi ynë në periudha të ndryshme.

Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e historisë sonë”, shprehet Meta.