Në Durrës është festuar Dita e pranverës ose “Mikpritja durrsake”, siç njihet nga të gjithë qytetarët. Festa u shoqërua nga një sërë aktivitetesh të organizuara nga Shoqata “Durrësi” dhe Bashkia e qytetit.

Aktivitetet u finalizuan në mbrëmje me koncertin festiv, i cili u mbajt në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu”. 

Bashkia e qytetit dhe shoqata "Durrësi" nderuan me rastin e kësaj feste me titullin e lartë “Nderi i qytetit të Durrësit” dy personalitete te shquar, Kapllan Mançe, kirurg maksilofacial, dhe muzikantin Ferdinant Trungu me motivacionin “Për kontribut të shquar në edukimin qytetar, intelektual si dhe kulturor”.

2 trëndafila janë mbjellë pranë lulishtes afër bashkisë nga dy personalietet, të cilët u nderuan në këtë fillim pranvere.

Festa e pranverës është me origjinë ilire dhe organizohet në Durrës për nder të solsticit pranveror, që shënon festivalin mbarë shqiptar të mes pranverës dhe deti ofron paqe dhe qetësi për pushuesit dhe për ata që lundrojnë.

K.H.