Milionat e Edi Ramës! Rroga e kryeministrit dhe sa fiton nga pikturat e tij

14/06/2018 - 18:03

   Nuk është rroga e vetmja pasuri nga e cila mbahet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo pasi numri një i Qeverisë merr të ardhura edhe nga punët artistike, apo edhe honoraret ku ka deklaruar se merr 51.000 lekë.

Kështu, Rama të ardhura neto nga paga merr 2 015 199 Lek, ndërsa të ardhura neto nga krijimtaria artistike, shitje e punëve artistike merr 3 894 352 Lek.

Ndërkaq, sipas spending data.al nisur nga deklarimi i Ramës, deri tani ka shlyer shumën prej 4 852 Euro për kredinë me vlerë 80 000 Euro, afat 10 vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë Raiffeisen Bank.

Kredia është pjesë e regjistrit martesor dhe detyrimi i mbetur në datën 31 Dhjetor 2017 është 26 460 Euro.

Ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Linda ka shlyer shumën prej 4 853 Euro për kredinë e përbashkët me vlerë 80 000 Euro, me afat 10 vjeçar të marrë në datë 22.10.2013 pranë Raiffeisen Bank.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë.

Ndërkaq, i biri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetër borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro.

Sa i përket pjesës tjetër të pasurisë të ardhura të tjera etj.,mund ta shikoni këtu./gsh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d

2700 aplikantë do t'i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm shfa

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit .

OSHEE, në një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Edhe përgjatë javës së tretë të muajit tetor, sërish në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura të ngrohta, të cilat janë jonoramle pë