Ministri Çuçi: Po përgatisim dosjen e tërmetit për Konferencën e Donatorëve

14/12/2019 - 11:37

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë për mediat se janë rreth 300 inxhinierë.

"Jam sot këtu për t'iu informuar me procesin se deri kur dhe kush janë hapat në të ardhmen për kompletimin e dosjes. Në fazën e parë pas goditjes deri në datën 6-7 Dhjetor u morëm me një urgjencë duke vlerësuar pallatet dhe banesat të evidentuar ndërtesat që ishin rrezik për jetën e banorëve. Pra konsistoi në një vlerësim urgjent, vetëm pallatet që nga struktura kishin dëmtime të rënda dhe mund të rrëzoheshin. Kjo fazë u përballua me sukses edhe faktet flasin vetë, nuk patëm asnjë viktimë si rezultat e rreziqeve që kishin marrë këto banesa. U shoqërua edhe me prishjen e shumë banesave dhe pallateve, që ishin për t'u prishur domosodshmërit me një shpejtësi.

Do të ketë edhe vlerësim tjetër nëse ka për t'u prishur. Kemi filluar edhe vlerësimin e dëmeve me një formular të dakordësuar sipas një modeli që të kemi adoptuar bashkë me BE, OKB dhe BB, kjo do të jetë baza që do të paraqitet në Konferencën e Donatorëve. Në terren janë rreth 300 inxhinierë për banesat e dëmtuara për t'i vlerësuar. Të gjitha të dhënat transmetohen në bazën qendrore të përpunimit të të dhënave, unë mund ta demonstroj edhe Live, që ne në kohë reale shikojmë objektet që janë vlerësuar, por edhe për nivelin e dëmtimit. Deri tani janë shqyrtuar 10914 banesa",- tha ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-

Pushteti vendor ka rritur ndjeshëm borxhet në pjesën e parë të vitit, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare e krijuar nga pandem